Tiranë- Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj ka thënë se shkelja e rregullave për lejet e legalizimeve nga deputeti i Partisë Socialiste është shpërdorim detyre.
“Çfarë pune ka deputeti me një dokument zyrtar të shtetit shqiptar? Dokumenti i legalizimit duhet të dërgohet me postë ose shpërndahet në sportel. Si përfundon ky dokument në duart e deputetit? Ky është një shpërdorim detyre“, u shpreh Çela.
Ndërkohë, në fjalën e tij, kreu i Komisionit Rregullator, Celibashi u shpreh se një veprim i tillë është i ndaluar dhe aspak moral.
“Shpërndarja e lejeve të legalizimit nuk është çështje që i përket deputetit dhe asnjë funksionari tjetër. Është përgjegjësi e organeve të posaçme që merren me legalizimet. Çdo angazhim tjetër është i jashtëligjshëm. Duket diçka e shëmtuar. Nuk kanë asnjë meritë ata, është vetëm një marrëdhënie mes qytetarit dhe institucionit të ngarkuar me prodhimin e lejes“, u shpreh Celibashi.