Vlorë- “Mikpritja e madhe në Vajzën bujare ma ngroh zemrën dhe ma rrit ndjenjën e përgjegjësisë“, – shprehet deputeti Vullnet Sinaj, kandidati i qarkut të Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit në takimin e organizuar me banorët e fshatit Vajzë në Vlorë.
Në kuadër të takimeve elektorale në zonë, deputeti Sinaj thekson nga ky takim se vota për mandatin e tretë vjen në shenjë mirënjohjeje, por mbi të gjitha besimi për vazhdimin e punëve në këtë fshat ky mirëpritja nuk mungon asnjëherë për deputetin Sinaj.
“Mikpritja e madhe në Vajzën bujare ma ngroh zemrën, por dhe ma rrit ndjenjën e përgjegjësisë për t’u qëndruar më pranë njerëzve dhe shqetësimeve të tyre. Problemi i vjetër i rrugës tashmë është zgjidhur dhe bashkimi i rrugës së fshatit me atë të lumit të Vlorës e ka sjellë qytetin më afër. Trefshimi i numrit të aplikimit për subvencionet në bujqësi tregon besimin e banorëve tek ndihma e shtetit.
Rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike është përmirësuar dukshëm dhe problemi i furnizimit me ujë të pijshëm do të marrë zgjidhje gjatë mandatit të ardhshëm. Askush nuk ka bërë më shumë për këto treva se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama. Ndaj, vota për mandatin e tretë vjen në shenjë mirënjohjeje, por mbi të gjitha besimi për vazhdimin e punëve.“- shprehet deputeti Sinaj.