Deputeti Vullnet Sinaj ka kujtuar sot ditën e Dëshmorëve të Atdheut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti Sinaj kujton heroin e kombit Qemal Stafën dhe shprehet se dëshmorët e atdheut do të mbeten të përjetshëm e të paharruar, si një nga shtyllat ku me shumë sakrifica u ngrit vendi ynë.
“Shumë të rinj e të reja, disa fare të mitur, nuk kursyen të shtrenjtën jetë që Shqipëria të shihte ditët e paqes dhe lirisë! Dëshmorët e Atdheut do të mbetën të përjetshëm e të paharruar, si një nga shtyllat me të cilën jo pa sakrifica u ngrit vendi ynë. Shembulli lapidar i heroit Qemal Stafa, ditëvdekja e të cilit shënon Ditën e Dëshmorëve, na fton të duam gjithmonë e më shumë vendlindjen dhe njëri-tjetrin! Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”- shkruan në postimin e tij deputeti Sinaj.