Deputeti Vullnet Sinaj ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësisë administrative Kotë.
Në rrjetin social Facebook Sinaj shkruan:
Takim i ngrohtë me të rinjtë në njësinë administrative Kotë! “FRESSH punon për ndërtimin e një shoqërie moderne, mbi parime të mundësive të barabarta, të bazuar në kapacitetet njerëzore më të mira, dije, punë dhe arsim, të aksesueshëm për të gjithë, pavarësisht statusit shoqëror, mundësive ekonomike, apo përkatësisë sociale”.
Ky vizion i shpallur në programin e forumit rinor të Partisë Socialiste është në fakt dhe misioni i çdo brezi dhe filozofia udhëheqëse e lidershipit të PS.
Rinia dhe zhvillimi i saj ka qenë në fokusin e PS gjatë këtij mandati që po përmbyllet dhe do të vazhdojë të jetë edhe gjatë mandatit të tretë! Sepse s’ka kohë për pushim. Faleminderit djemve dhe vajzave të Kotës për mbështetjen e tyre!