Deputeti Vullnet Sinaj uron të gjithë besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve.
“Besimi është çelësi për të na udhëhequr drejt mirësisë e dashurisë ndaj njëri-tjetrit!”-shprehet deputeti Sinaj teksa uron bekime dhe lumturi për të gjithë besimtarët.
Urime të përzemërta besimtarëve katolikë dhe ungjillorë, Gëzuar Pashkët!⛪️
Pashkët simbolizojnë ringjalljen, jetën që ngadhënjen mbi vdekjen, dritën që mund errësirën!
Bekimet e Perëndisë qofshin në çdo familje shqiptare! Besimi është çelësi për të na udhëhequr drejt mirësisë e dashurisë ndaj njëri-tjetrit!