Derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës do të spostohet në Elbasan. Ky është vendimi i Federatës së Futbollit dhe dy klubeve. Të kuqtë provuan ta luanin ndeshjen në Arenën Kombëtare në kryeqytet, por stadiumi mbetet i mbyllur për të mos dëmtuar tapetin përpara finales së Conference League.
Te Partizani refuzuan alternativën për ta zhvilluar derbin në stadiumin “Selman Stërmasi”, për shkak të pakënaqësive për cilësinë e fushës, edhe pse ajo sapo është rikonstruktuar. Në këtë mënyrë, derbi ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj transferohet në Elbasan, të shtunën në orën 19 e 45 minuta.