Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku janë gjetur të vrarë një çift bashkëshortësh.
Bilal Shirja 48 vjeç, dyshohet se ka djegur fillimisht makinën, brenda së cilës u gjet dhe kufoma e gruas së tij, Thëllënxa Shirja 45 vjeçe, e më pas, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.