Detaje rrëqethëse dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, Anisa Shehu, nga bashkëshorti i saj Florand Shehu.
Florand Shehu, 40-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Anisa ka treguar gjithë momentin e vrasjes para hetuesëve. Sipas mediave greke, ai u shpreh se gruaja kishte shkuar për të gjetur strehë në dhomën e djalit të tyre të mitur, i cili nuk ishte në shtëpi në momentin e vrasjes. Me qetësi të madhe tregon se para kishin konsumuar një kafe dhe më pas nisën të ziheshin.
“Shkova në kuzhinë, mora një thikë nga sirtari. Ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë e godita me thikë në qafëm. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste dhe më pas i mbylla gojën. Aty më kafshoi. I mbylla gojën dhe vijova ta godisja, pastaj u ngrita shkova në banjo. I hoqa rrobat dhe i hodha në kosh.”
Burri 40-vjeçar, sipas raporteve, u përpoq të justifikonte vrasjen brutale të gruas së tij, duke pretenduar se ajo po e tradhtonte.
“U ngrita dhe shkova në banjë sepse isha plot gjak. Unë kisha veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me vija, e hoqa dhe e hodha në shportën e rrobave të palara. I lava duart dhe fytyrën në lavaman, vesha rrobat që kam veshur tani dhe mbylla derën e dhomës. Mora regjistruesin dhe shkova në shtëpinë e motrës sime. Unë nuk i thashë se çfarë kisha bërë, por i kërkova të dëgjonte bisedat. Më kishte tradhëtuar. Se duroja dot ta kishte bërë në shtëpinë tonë.”
Po ashtu ai ka treguar edhe prapaskenat e sherrit të 11 korrikut, pikërisht në datën kur Policia greke nuk ishte ngjitur në banesë për të ndihmuar të renë, të cilës mund t’i kishin shpëtuar dhe jetën.
“Më 11 korrik u zumë keq. Sapo isha kthyer nga puna dhe kur hyra në shtëpi, ajo ishte mbyllur në dhomë. E pyeta pse po e bënte këtë dhe u përgjigj “Unë do të bëj çfarë të dua”. Kur hapi derën po sillej agresivisht ndaj meje. E shtyva brenda dhomës dhe ajo ra në dysheme. E irrituar, ajo u ngrit dhe më goditi dhe pastaj edhe unë bëra të njëjtën gjë.”