Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pak më parë në aksin Milot-Mamurras.
News 24 raporton se makina që është përfshirë në aksident fillimisht është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka shpërthyer në flakë.
Ekipi i zjarrfikëseve që shkruan për të shuar flakët bënë të mundur nxjerrjen prej mjetit të drejtuesit të mjetit dhe një pasagjeri.
Drejtuesi është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa pasagjeri është dërguar në spitalin e Lezhës.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.