Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin e Vlorës, ku u qëllua me breshëri plumbash, Gentian Qarri.
Mësohet se 15 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 20 gëzhoja.
Mbi 12 plumba kanë prekur trupin e 40 vjeçarit, Gentian Qarri, i cili ka ndërruar jetë sapo pasi ka mbërritur në spital.
Plumbat janë zbrasur në pjesën gjoksit kraharorit dhe në brinjë.
Sakaq dyshohet se automjeti me targa greke është vjedhur Greqi, ndërsa autorët mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë, kur kanë djegur automjetin në zonën e pyllit të Sodës.