ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje për Elona Kaleshajn, e cila ndodhet pas hekurave për masakrimin e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në itali. Mësohet se ‘killerja’, siç dhe identifikohet tashmë Elona, mbante ‘peng’ me presione një prej vajzave të çiftit, Viktorian.
Ajo kishte mësuar se Viktoria kishte një lidhje me një burrë të martuar dhe me presione kishte siguruar ‘besnikërinë’ e saj. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se prokuroria ka vënë nën sekuestro apartamentin ku jetonte Elona. Aty janë gjetur gjurmë të dyshimta, për të cilat është e nevojshme të bëhet një ekspertizë që të dilet në konkluzione.