Të tjera detaje zbardhen në lidhje me arrestimin e vëllait të Ferdinand Rrushit, autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ky i fundit u gjet i pajetë në një humnerë në Qafë Mollë të Dajtit. Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij për fshehjen e kufomës së 43-vjeçarit.
Grupi hetimor, pas këqyrjes së vendit ku u gjet viktima, krijuan dyshime se për shkak të terrenit të vështirë, dhe se autori ishte ndihmuar nga dikush. Mësohet se vëllai i autorit të dyshuar kishte refuzuar disa ditë që të dorëzonte makinën të autoritetet, e cila përdorur për krimin.
Pas hetimeve, shumë fakte implikonin 42-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.