Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar, si hakmarrje për dëbimin e diplomatit rus.
Është Sputnik që shkruan se vendimi është marrë sot.
‘Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëboi një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021’.
Sipas ministrisë, ambasadori i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe i është komunikuar se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur persona non grata.
Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.