Deputeti Vullnet Sinaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për largimin e parakohshëm nga jeta të presidentit të televizionit ‘’Fax News’’, Kasem Hysenbelliut. Në reagimin e tij deputeti Sinaj shprehet i hidhëruar për ndarjen para kohe nga jeta, të një njeriu të mirë i cili nuk e fitoi dot betejën nga Covid-19.
Deputeti Sinaj e cileson Kasem Hysenbelliun si një njeri të drejtë e të dashur, dhe një ndër drejtuesit kryesore të mediave në Shqipëri.
Sinaj ka kujtuar kohën e hershme kur ka njohur të ndjerin Kasem Hysenbelli, duke e përshkruar si një qytetar model, ambicioz dhe mbi të gjitha “njeri”.
Sinaj shprehet se dhumbja për ndarjen e parakohshme nga jeta e Kasem Hysenbelli ka bashkuar të gjithë të cilët e kanë njohur.
Mesazhi i plotë:
“👉Përcillet sot para kohe për në banesën e fundit një njeri i mirë, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19. 🕯️
Kasem Hysenbelliu ishte një familjar i rregullt, njeri korrekt e punëtor, që njihet si një ndër drejtuesit kryesorë të mediave në vend.
Por, unë e kam njohur shumë më herët.
Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera.
Pasi përfundoi studimet e larta, ai punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar.
Përgatitja e lartë ushtarake, korrektesa, por dhe drejtësia e dashuria spikatnin në marrëdhëniet e tij me studentët e atyre viteve.
Drejtësia dhe disiplina që imponon formimi ushtarak e ndihmuan Kasemin të jetë një bashkëqytetar model, një profesionist ambicioz dhe mbi të gjitha NJERI.
Andaj është e kuptueshme që dhimbja për ikjen e tij, ka bashkuar gjithkënd që e ka njohur.
👉Përcillet sot para kohe për në banesën e fundit një njeri i mirë, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19. 🕯️
Kasem Hysenbelliu ishte një familjar i rregullt, njeri korrekt e punëtor, që njihet si një ndër drejtuesit kryesorë të mediave në vend.
Por, unë e kam njohur shumë më herët.
Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera.
Pasi përfundoi studimet e larta, ai punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar.
Përgatitja e lartë ushtarake, korrektesa, por dhe drejtësia e dashuria spikatnin në marrëdhëniet e tij me studentët e atyre viteve.
Drejtësia dhe disiplina që imponon formimi ushtarak e ndihmuan Kasemin të jetë një bashkëqytetar model, një profesionist ambicioz dhe mbi të gjitha NJERI.
Andaj është e kuptueshme që dhimbja për ikjen e tij, ka bashkuar gjithkënd që e ka njohur.
Pusho në paqe, Kasem Hysenbelliu! 🙏”- shprehet deputeti Sinaj.