Arbitri Kreshnik Bajramaj është dhunuar pas mbarimit të ndeshjes Laçi-Kukësi që ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të vendasve.
Sapo ndeshja ka mbaruar, një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit i ka zënë pritë gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës dhe e ka dhunuar atë.
Bëhet fjalë për Naim Halilajn, drejtorin sportiv të Laçit, i cili mësohet se e ka qëlluar me grusht në bark Bajramajn.
Ende nuk ka një reagim nga FSHF apo vetë Shoqata e Arbitrave pas kësaj ngjarjeje. Ajo që ende nuk dihet është shkaku i dhunës së ushtruar.