Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Automjetet janë në pronësi të shtetasit Kujtim Kasnaci, pronar i një pikë shumicë.
Mësohet se mjetet ishin të parkuara poshtë një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.