Një fasoneri është djegur e tëra gjatë natës në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike. Mësohet se fasoneria është në pronësi të një shtetasi italian. Si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale.
Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme ndërsa mendohet se është hedhur lëndë djegëse nga jashtë dhe më pas i është vënë zjarri ambientit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.