Sipas MeteoAlb: Vranësirat e dendura dhe kthjellimet e pakta do të jenë dominant deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët e të izoluar në territor. Po ashtu mbrëmja mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 18°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë