Në seancën e sotme, ku pritet të zhvillohet mocioni me debat për rritjen e çmimeve, vihet re mungesa e Lulzim Bashës, tashmë një deputet i thjesht, pas shkarkimit. Në seancë mungon edhe Sali Berisha, ndonëse herë pas here me statuse në Facebook ka denoncuar rritjen e çmimeve, por ka zgjedhur që në seancën parlamentare ku diskutohet pikërisht për këtë problem të mungojë.
Nga ana tjetër, i pranishëm nuk është as kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, sipas një axhende të përcaktuar më herët, është i pranishëm në samitin e NATO-s, ku po flitet për luftën në Ukrainë.