Disney Plus ka kaluar Netflix-in me numrin e abonentëve të transmetimit, pasi njoftoi se do të nisë një opsion me reklama më vonë këtë vit.
Në tremujorin e fundit janë bashkuar 14.4 milionë abonentë të transmetimit, duke e çuar totalin në 221 milionë. Sipas sondazheve të FactSet, 14.4 milionë tejkalon 10 milionët e pritura, pasi u publikuan seritë e Star Wars, Obi-Wan Kenobi dhe Marvel’s Ms Marvel.
Ndërkohë, Netflix ka arritur në 220.7 milionë abonentë, duke njoftuar një humbje prej 1 milionë të tjerë.