BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 15-të të grevës së tyre të urisë. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë, mirëpo pavarësisht kësaj ato vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuara në ambientet e brendshme të uzinës prej nga kërkojnë pagat e prapambetura.
Ditën e djeshme atyre iu bë thirrja nga kryeministri Rama i cili kërkoi që greva të ndërpritej në mënyrë që të nisin negociatat por sërish naftëtarët nuk kanë pranuar.