Turqi- Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me ceremoni zyrtare në muzeun Ataturk.
Rama bashkë me ministrat që e shoqërojnë kanë vizituar muzeun Ataturk pas ceremonisë zyrtare të pritjes.
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.