Ukraina ndodhet sot në ditën e 25- të që po bombardohet nga Rusia, ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet. Rezistenca e Ukrainë ka sjellë ngërç te Moska e cila po reagon gjithmonë më ashpër duke e bërë konfliktin edhe më të përgjakshëm. Një ditë më parë Rusia përdori për herë të parë një raketë hipersonike që goditi një bazë ushtarake. Ndërkohë,
Rusët kanë propozuar një “armëpushim” në Mariupol, të cilin disa po e interpretojnë si “kërkesë për dorëzim”. Sipas agjencisë Interfax, ministria ruse e mbrojtjes u ka kërkuar formacioneve ushtarake ukrainase në qytetin port që “të shfaqin flamuj të bardhë nesër për të treguar se janë gati për një armëpushim të përkohshëm” që do të fillonte 07:30. Nga ai moment, ata që ndodhen në Mariupol do të kenë dy orë kohë për të ulur armët dhe për të braktisur qytetin. Rusia i ka lënë afat Kievit që të përgjigjet deri në 03:00 të 21 marsit.
Gjatë natës alarmet për sulme e bombardime kanë rënë thuajse në të gjithë vendin, madje edhe në Lviv, 70 km larg kufirit të Polonisë dhe që aktualisht kosiderohe3t si një nga qytete më të sigurta në këtë situatë lufte. Përveç Kievit dhe Lvivit, rreziku i sulmeve ajrore ka filluar në rajonet e Odessa, Kharkiv, Zaporizhzhia, Sumy, Mykolaiv, Ternopil, Poltava, Kirovograd, Ivano-Frankivsk, Dnipropetrovsk, Rivne, Volinia, Cherkasy, Zhytomyr dhe Vinnytsia.
Ndërkohë beteja mes forcave ruse dhe ukrainase vijon edhe në rrugë në Mariupol, ku bën të pamundur për ekipet e shpëtimit të arrijnë në teatrin e bombarduar para disa ditëve nga rusë, ku qindra njerëz mbeten ende të bllokuar nën tokë.
Kryeministri ukrainas Zelensky i kërkoi sërish Rusisë që të angazhohet për negociata dhe të takohet me Putin, ndërsa i bëri thirrje Kinës që të mbajë një qëndrim kundër agresionit të Rusisë. Deri tani për shkak të luftimeve 3.3 milionë persona janë larguar nga vendi, ku më shumë se dy milionë ndodhen në Poloni.
Nga ana tjetër, Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës do të rinisin nesër, 21 mars. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, ku nga sa mësohet negociatat do të zhvillohen online, ashtu si kurse u realizuan edhe në raundin e kaluar.