Tiranë- Për të ditën dytë radhazi vijon vaksinimi kundër Covid-19, në “Air Albania Stadium”.
Ditën e sotme po zhvillohet vaksinimi i epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët janë në vijën e parë të përballjes me sëmundjen e rëndë.
Gjithashtu u vaksinuan 50 mjekë dhe infermierët e parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë në ambientet e jashtme të stadiumit janë vendosur edhe forca të policisë, për shmangur grumbullimet.
Fushata e vaksinimit për koronavirusin nisi të hënën në orën 15:00, ku edhe u vaksinua në transmetim live kryeministri Edi Rama, ndër emrat e njohur të stafit mjekësor, infeksionisti Pëllump Pipero, mjeku Tritan Kalo si edhe Najada Çomo.