Sipas MeteoAlb dita sot nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.
Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta duke lënë vetëm zonat e ultësirës perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -3°C deri në 15°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.