Sipas MeteoAlb vendi ynë deri në mesditë do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.