Tiranë- Sot është një ditë e trishtë për ish- kryeparlamentaren, Jozefina Topallin. Kryetarja e partisë “Lëvizja për ndryshim” ka humbur nënën e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Topalli, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashtun miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhimbje humbjen e nënës së dashtun. Ngushëllimi më i mirë për ne do të jetë një lutje për shpirtin e saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falenderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë moment dhimbje për familjen tonë”, shkruan Topalli.