FRANCË– Djali i George Soros, Alexander ka publikuar një foto ku shihet krah kryeministrit Edi Rama, në Pallatin Elysee, në Francë. Krah fotos, Soros shkruan disa fjalë për darkën speciale në forumin e paqes dhe kryeministrin Rama e konsideron vëlla.
“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes,”- shkruan Soros.
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditësh në Francë ku po zhvillohet edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris. Prioritet në këtë forum pritet të ketë rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, mbrotja e klimës si dhe barazia gjinore.