Një qytetar është proceduar penalisht për shkak se ka u përpoq të kalonte kufirin në pikën kufitare të Kakavijës duke qenë i infektuar me Covid-19. Shtetasi me iniciale M.G., 63 vjeç ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë.
Shtetasi është proceduar penalisht dhe po ashtu i është vënë një gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.