• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Do largoheni nëse humbisni zgjedhjet? Rama: Po! Nuk do pres që shqiptarët të ndreqnin gabimin

03/04/2021
in Politikë
0
Rama e PRANON: Jam i frikësuar nga fushata e opozitës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij. Përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Z. Rama ia kam bërë këtë pyetje edhe z. Basha por nuk e kam marrë një përgjigje. Po ja u bëj edhe ju duke ju patur përballë. Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?

Rama: Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik. Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon. Dhe ajo që s’më takon është të bëjë atë që bën Saliu. Në asnjë mënyrë jo, kurrë! Ndërsa Luli nuk ta jep atë përgjigje sepse Luli do humbi dhe do vazhdojë të bëjë sikur ka fituar.

Angazhimi juaj është intensiv, e për më tepër edhe në kohë fushate, takimet, udhëtimet në rrethe etj. Çfarë ju mungon, në raport edhe me familjen apo njerëzit e afërt. Sa është koha që kalon me ta, duke patur parasysh që Zaho është ende i vogël…

Rama: Asnjeri nuk e kupton dot dhe nuk ka faj se çfarë do të thotë të jesh në majë. Përgjithësisht njerëzit mendojnë se kush është në majë është një njeri që bën një jetë për t’u pasur zili, që I plotësohen të gjitha dëshirat, që shkurt muhabeti bën qejf. Në fakt të jesh në majë është totalisht një pozicion që në të shumtën e rasteve nuk është aspak I rehatshëm sepse je në pikën ku fryjnë të gjitha erërat dhe je vetëm! Ti ke shumë njerëz rreth e rrotull që sigurisht janë aty për ty për të të dhënë këshillën dhe për të të asistuar kur ti ke nevojë, por aty ku merren vendimet, që janë vendime të forta aty kur ti duhet të ndash: kështu apo ashtu, këtij apo andej, je vetëm! Dhe është një barrë e jashtëzakonshme përgjegjësie si edhe një stres i jashtëzakonshëm. Dhe nga ana tjetër, unë jam një njeri që jam shumë obsesiv pas punës dhe pas detajeve. i ndjek të gjitha sepse po nuk I ndoqe rrezikon pastaj që gjërat të mos shkojnë ashtu siç duhet dhe është një konsum shumë I madh kohe, energjie dhe mbi të gjitha është çështje e programimit. Je kaq shumë i fokusuar tek kjo punë saqë të gjitha gjërat e tjera bëhen dytësore, tretësore, katërsore jo se ti do por sepse ashtu ndodh! Dhe koha për familjen është shumë e ngushtë, madje edhe ajo kohë që është për familjen, është një stres për ata sepse ti je edhe s’je aty. Është puna ajo që të mban peng dhe sigurisht që kush shkon në majë është një borxhli I madh ndaj atyre që ka rreth e rrotull në familjen e vet, rrethin e vet miqësor. Humbet miq, për shkak se është larg, se koha bën të vetën, për shkak se mundësitë për të kuruar marrëdhënien janë minimale dhe fëmijët rriten e ti nuk kupton që koha kalon. Ky është çmimi që i paguan kur je në majë. Por, ndjenja e privilegjit të madh që ke për të bërë atë që ti mund të bësh në atë pozicion për njerëzit është e atillë që I kompenson të gjitha. Të kesh mundësinë t’i japësh njerëzve përsëri buzëqeshjen pas një viti kaq të tmerrshëm, kur marrin vaksinën. Të shohësh të moshuarit, gjyshërit që janë të lehtësuar. Ky është bekim nga Zoti mendoj unë.

Marrë nga BalkanWeb

Tags: albanewsdoreheqjeedi ramahumbja e zgjedhjeveZgjedhjet e 25 prillit
Previous Post

Basha takon banorët që kanë probleme me legalizimet

Next Post

EMA mbikqyr dy llojet e ‘mpiksjes së gjakut’ nga AstraZeneca, rekomandim tjetër javën që vjen

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
OBSH autorizon AstraZeneca, i hap rrugën shpërndarjes së dozave

EMA mbikqyr dy llojet e ‘mpiksjes së gjakut’ nga AstraZeneca, rekomandim tjetër javën që vjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.