Supë bulkthi, karkaleca dhe brumbull, shishqebap karkalecash, kifle me çokollatë me miell bulkthi. Brenda pak vitesh mund të jetë një nga menutë që ofron edhe restoranti në vendin tuaj. Bashkimi Evropian kohët e fundit ka autorizuar tregtimin e karkalecave (Locusta migratoria) për përdorim ushqimor për njerëzit: karkaleci është insekti i dytë, pas brumbullit (Tenebrio molitor), që përfundon në tryezat e evropianëve.
ÇFARË THOTË LIGJI?
Karkalecat mund të vendosen në treg në formë mielli ose produkti të ngrirë ose të tharë dhe mund të konsumohen si produkt më vete ose si përbërës në preparate të tjera. BE-ja parashikon një procedurë të veçantë për autorizimin e tregtimit të insekteve për përdorim ushqimor. Licenca, pas analizave të veçanta dhe të thelluara, i jepet një prodhuesi specifik, i cili duhet të tregojë se i rrit kafshët në kushte të përshtatshme sanitare, pa përdorim të antibiotikëve ose kimikateve të tjera.
Vëmendje e veçantë i kushtohet fazës së transformimit të produktit, i cili duhet të mbërrijë në tavolina i sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për industrinë ushqimore. Në rastin konkret, autorizimi iu dha Fair Insects BV, një kompani holandeze e specializuar në mbarështimin dhe përpunimin e insekteve për përdorim ushqimor për njerëzit dhe kafshët.
Një studim i vitit 2010 i Universitetit të Wageningen krahasoi emetimet e CO2 dhe gazeve të tjera serrë nga blegtoria. Sipas të dhënave të mbledhura nga shkencëtarët, insektet kanë një gjurmë deri në 10 herë më të ulët se bagëtitë në masën e ngrënshme. Kësaj duhen shtuar edhe avantazhet që rrjedhin nga konsumi më i ulët i tokës dhe ujit.