Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar se do të japë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas një sondazhi 80% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë.
Basha tha se bazuar në sondazhet që ka bërë, 95% e demokratëve duan që të udhëheqë betejën dhe mbështesin axhendën e tij për të pastruar politikën.
“Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që të udhëheq unë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit”, tha Basha.