Ronald Koeman do të ulet në stolin e Hollandës prej datës 1 janar 2023. Trajneri i njohur do të zëvëndësojë Van Gaal, i cili do tërhiqet pas Botërorit, pasi do i duhet të mposhtë kancerin.
Koeman ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Krenar që do të jem trajner i kombëtares holandeze edhe një herë pas Kupës së Botës. Tani, le të të arrijmë suksese të reja së bashku”.
59 vjeçari ka qenë edhe më parë në krye të tulipanëve. Bëhet fjalë për vitin 2018, ku ka drejtuar Përfaqësuesen për 20 ndeshje me radhë dhe ekipi ka marrë mesatarisht 1.9 pikë për takim. Koeman mbahet mend edhe për eksperiencat si “timonier” i Ajax, Benfica, Valencia, PSV, Everton dhe Southampton.