Tiranë- Ministria e drejtësisë ka firmosur ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinit, i njohur ndryshe me pseudonimin “xhaxhi“.
Sipas vendimit ekstradimi do të bëhet brenda datës 25 nëntor, ku 61-vjeçari do të niset drejt Italisë.
61- vjeçari dyshohet se është pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Ai u arrestua në Tiranë më 24 korrik të 2020.
Pasi ka shqyrtuar të gjitha dokuementet, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për ekstradimin nga Tirana në drejtim të Romës të këtij personazhi që dyshohet të jetë “njeriu që luan fijet e Ndraghetas në Shqipëri e Ballkan”
Sejdinaj u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani. Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.