Janë siguruar pamjet se ku ishte fshehur kokaina në Portin e Durrësit ku po kontrollohet kontejneri me banane, brenda të cilit u gjet të paktën 14 pako me kokainë.
Në pamje shihen punonjës të policisë që nxjerrin me banane nga kontejneri i bllokuar. Po ashtu janë siguruar edhe foto të pakove të mbushura me kokainë që kanë qenë të integruara në trupin e kontejnerit për të mos u zbuluar nga kontrollet.
Deri më tani janë gjetur 14 pako me lëndë narkotike ndërsa policia njoftoi se kontrolli vijon. Për rastin janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dy persona. Mësohet se ata janë porositësi dhe drejtuesi i kamionit që do të merrte kontejnerin.
Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.