Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-kryetari i parlamentit të Shqipërisë Kastriot Islami, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar, pas shoqërimit për disa orë në komisariatin numër 2 në Tiranë.
Islami shprehet se ishte duke bërë vrap si çdo ditë me veshje sportive, ndërsa shton se gjykon se ishte Edi Rama që e ka ndaluar dhe izoluar për 1 orë e gjysmë në ambientet e komisariatit.
Postimi i Kastriot Islamit:
Jam ne shtëpi…! Si cdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim të shtëpisë… Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi dhe forcërisht më izoloi në komisariat për rreth 1 orë e 30 minuta… Sepse ju prezantova që jam Kastriot Islami dhe përsëri përdorën forcën ndaj një profesori dhe një figure publike… ! Më shume ndoshta do të sqaroj në vijim… Falënderoj të gjithë ata miq që më mbështetën me telefonata dhe mesazhe.