Greqi- Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë dhe në sheshin “Agios Sostis”.
Ai është 54-vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
Këto emra i janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare të cilës i është kërkuar edhe informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë. Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.
Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt verbal para vrasjes.
Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22-vjeçare, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme.