SHBA– Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar një sërë akuzash të forta ndaj Meghan Markle, për të cilën është shprehur se ajo ka një mungesë të theksuar respekti ndaj Mbretëreshës dhe se po përdor në mënyrë të tmerrshme Princin Harry.
‘Unë nuk jam një fans i saj. Unë nuk isha nga dita e parë. Mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht dhe mendoj se një ditë do të pendohet. Unë mendoj se Harry është përdorur dhe është përdorur tmerrësisht. Mendoj se i ka prishur marrëdhëniet me familjen dhe kjo e lëndon Mbretëreshën.’
Këto deklarata të forta, Trump i ka bërë në një intervistë me gazetarin Nigel Farage, ndërsa shtoi se në këto vite të dy së bashku, Duka dhe Dukesha e Sussex, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh, që vecse kanë shkaktuar probleme të mëdha për familjen mbretërore.
Burimi: DailyMail