Tiranë- Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u vra nga efektivi i policisë.
‘Kërkojmë dorëheqjen e Ministrit dhe Kryeminstrit. Kërkojmë drejtësi për Klodianin. Klodiani mund të ishte një prej nesh mund të ishte vëllai jonë.’
Shprehen kështu të rinjtë, sipas të cilëve të gjithë duhet të dalin në protestë dhe të ngrejnë zërin për drejtësi.