Një konflikt për çështje pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike, ku i plagosur ka mbetur Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publik në Bashkinë e Gjirokastrës.
“News24.al” mëson se drejtori Seit Rondo është konfliktuar me një person tjetër, Kujtim Basha. Fillimisht ata kanë debatuar, por më pas janë përplasur fizikisht.
Drejtori i bashkisë Gjirokastër është goditur me lopatë dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa shtetasi tjetër, Kujtim Basha është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.