VLORË– 130 punonjës në Portin e Vlorës prej një muaji nuk kanë marrë pagën. Shkak për këtë janë bërë ndryshimet në këtë institucion.
Ish-drejtori i Portit, Admir Malaj tashmë mbaj një tjetër post, ndërsa Porti i Vlorës ka mbetur pa drejtues.
Shkak për mos dhënien e pagave këtë herë është bërë mosdelegimi i firmës nga ana e ish-drejtorit, për të bërë ekzekutimin e pagave. Deri sa të zgjidhet drejtori i ri i këtij institucioni punonjësit janë pa paga.
Admir Malaj ka marrë detyrën e Drejtorit Rajonal të DRSHTRR Vlorë, post që mbahej më herët nga Besnik Stefa. Ky i fundit tashmë është deleguar si Drejtor i Transportit në DPSHTRR Tiranë.