Të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me përgjigjen e tamponit.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka lajmëruar se nga dita e sotme e në vijim hyn në fuqi ky vendim. Këto masa janë marrë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në vend dhe rajon.
Njoftimi zyrtar
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.
Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.