KAZAKISTAN– Temperaturat e ulëta në Kazakistan kanë shkuar deri në -25 gradë Celsius, duke shkaktuar dëme të shumta.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se si një dre ka ngrirë, pasi nuk i ka mbijetuar temperaturës. Një burrë shihet se si vrapon drejt kafshës për t’ia larguar akullin e ngrirë nga fytyra e tij.
Paralajmërimi për stuhi të acartë është dhënë për 6 rajone të Kazakistanit ndërsa temperature në ditët në vijim pritet të shkojnë deri në -42 gradë Celsius.