Portali Daily Mail, ka publikuar një shkrim për skandalin e Hunter Biden dhe Steve Bannon, ku një platformë online kineze ka publikuar video dhe foto të Hunter Biden djalit të Joe Biden dhe ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon të përfshirë në skandale seksuale. Pamjet u publikuan nga një përdorues i GTV ku shihet djali i kandidatit për President të SHBA, Joe Biden, duke konsumuar lëndë narkotike dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me disa gra. Pamjet janë ndaluar, po ashtu edhe përhapja e tyre, por nga ana tjetër janë shpërndarë disa kopje të këtyre videove.
Në një nga videot akuzohet Joe Bideni si i kontrolluar nga Kina dhe shoqërohet me mesazhin: “Kandidati për president Joe Biden kontrollohet 100% nga Partia Komuniste Kineze si një nga instancat politike më të suksesshme të programit BGY.” Pamjet janë censuruar ndërsa mbetet e paqartë nëse janë të ligjshme apo jo. Edhe faqe të tjera në rrjete sociale e kanë ndaluar qarkullimin e imazheve, por kopjet nuk i kanë shpëtuar syrit public, ndërsa në materialet e marra nga laptopi i Bidenit të ri tregoheshin dhe emaile që sugjeronin se Joe Biden ishte përfshirë në marrëdhëniet e biznesit të të birit ndërkohë që ishte zv.president në administratën e Barack Obamës.
Avokati i presidentit Rudy Giuliani dhe Bannon kanë premtuar se do të ketë më shumë materiale të Hunter Biden. Madje Giuliani pretendon se ka parë imazhe të vajzave të mitura në laptopin e Hunter Bidenit, të cilat ia ka dorëzuar policisë.