Pas tre vite hetimesh, autoritetet italiane në koordinimin e Eurojust, mbyllën fazën investigative të një megaoperacioni që zbardhi një trafik ndërkombëtar droge i shtirë në disa vende e me përfshirjen dhe të krimit të organizuar shqiptar. Megaoperacioni ndërkombëtar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkatërruar një organizatë kriminale me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha lëndësh narkotike. Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar urdhër ndalimin ndaj 31 personave, kontrolli i 50 banesave si dhe sekuestrimi i një galerie arti modern në Amsterdam, ku ky grup kriminal riciklonte paratë e fituara nga narkotrafikut përmes blerjes së veprave të artit si dhe lëshimit të faturave false.
Hetimet e operacionit kanë nisur në shtator të vitit 2019 pas identifikimit të një celule lokale trafikantësh milanezë që i atribuohej dy sipërmarrësve në sektorin e hotelerisë e nga e cila u zbulua emri i një brokeri të rëndësishëm droge në nivel ndërkombëtar e në lidhje të drejtpërdrejta referuese me krimin e organizuar shqiptar, pugliez e atij të pozicionuar në rajonin Campagna.