SHBA– Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka rrëfyer se si ajo është kritikuar në rrjetet sociale se ajo nuk ka kombësi dhe as identitet apo se Kosova nuk ekziston. Këngëtarja shqiptare ka deklaruar se ajo e ka të vështirë të mos reagojë kur merr akuza të tilla. Sipas saj, askush nuk mund të mohojë identitetin e saj, kulturën dhe vendin prej nga vjen.
“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston”, tha ajo. “Kam jetuar në Kosovë, i di jetët e humbura”, shprehet Dua Lipa për Wall Street Journal.
“Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të mos reagoj dhe dhe të mos flas për këtë. Pra, kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë”,