“I lutem, dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Në lot dhe i tronditur pasi gjeti prindërit të vdekur, djali i Hekuran dhe Fëllënxë Rrasës kërkon ndihmë.
Djali i çiftit, Leonard Rrasa tregon momentin si e mori vesh lajmin. “Isha në kafe. Më morën në telefon, më thanë kështu, kështu”.
Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.
Një banor i fshatit tha se kohët e fundit çifti kishte debate. “Ata nuk bënin llafe, po në fund po ziheshin”.
Por cili ishte motivi? “Fukarallëku” tha më tej fqinji.
Ai theksoi se “Hekurani punonte në bashkinë e Divjakës, ajo (gruaja) në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.