Në deklaratë para medieve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe për rrëfimet tronditëse që ka bërë vrasësi Nuredin Dumani para SPAK. Berisha është shprehur se fytyra e vërtetë e këtij shteti ajo e Nuredin Dumanit. Duke komentuar ngjarjet e fundit, kreu i PD-së shtoi gjithashtu se bandat e Elbasanit vijojnë të kontrollojnë prokuroritë dhe institucionet.
Ndërkohë i ka bërë thirrje Dumanit dhe Besian Xhixhës që të rrëfejnë çdo gjë që dinë dhe të zbërthejnë lidhjet e politikës me krimin.
“Nuredin Dumani, një serial killer që po zbërthehet dhe unë e vlerësoj vendimin e tij për tu rrëfyer. Por i bëjë thirrje të rrëfej çdo gjë se absolutisht deri në tani nuk ka thënë gjë tjetër por ato që i dinë të gjithë. Bandat e Elbasanit kanë qenë fund e kryet të lidhura me qeverinë. Ata kanë pasur prokurorinë e Elbasanit por edhe ministra. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet se çfarë është një i penduar i drejtësisë. Është një njeri që rrëfen krimet që ka bërë për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranueshme. Por i bëjë thirrje të bëjë të plotë. Se ka një tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse. Dëshmojnë qartë atë që është thënë nga mediat dhe shoqëror. Është denoncuar me kohë. Vrisnin dhe palckisnin bënin cdo gjë. I bëj thirrje të dalin tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën. “ tha Berisha.