• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

24/06/2022
in Politikë
0
DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nuk ecet përpara. Papritur Ukraina dhe Moldavia parakalojnë shtetet e Ballkanit. Në kohë rekord ato bëhen vende kandidate të BE. Zhgënjimi është i kuptueshëm, por ai bazohet në supozime të gabuara. Në të ardhmen në zgjerimin e BE do të bëhet fjalë për gjeopolitikë, për mbrojtjen nga etjet imperiale të presidentit rus. Nuk bëhet fjalë më – si në rastin e Ballkanit Perëndimor dhe në masë të madhe rastit special Turqisë – për një përafrim politik dhe ekonomik të shoqërive aspiruese me standardet e BE.

Me vendimin historik për dhënien e statusit kandidat një vendi gjeografikisht kaq të madh si Ukraina, e cila gjendet në luftë, BE bën një ridimensionim të politikës së saj. Ky hap përmban rreziqe politike, siç u shpreh edhe politikani me përvojë, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Por rreziqe që duhen marrë parasysh. Ata që duan të guxojnë më pak, si Franca, Holanda, Portugalia, edhe Gjermania ngushëllojnë veten, se ky hap për momentin nuk kushton dhe një anëtarësim i vërtetë i Ukrainës pas vitesh negociatash i përket një të ardhmeje të papërcaktuar.

Ky hap historik për një kohë do të ketë efekt pozitiv edhe për vendet kandidate të Ballkanit. Sepse për BE rëndësi ka për momentin të zmbrapsë ndikimin rus dhe kinez në rajon. Kriteret e pranimit që kërkohen me kaq rreptësi kanë për t’u zbutur disi. Bllokada e panevojshme dhe bezdisëse e Bullgarisë duhet të marrë fund shpejt. Nuk mund të vazhdohet më kështu, që një vend i BE problemet e brendshme politike i shfryn duke marrë peng procesin e anëtarësimit. Jo vetëm Bullgaria, edhe Greqia dhe Franca aty ku iu është përshtatur kanë vendosur veton në këtë proces.

Ballkani duhet t’i zgjidhë vetë problemet e veta

Duhet thënë, se problemet e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë vetëm në një masë të caktuar me BE. Pengesat më të mëdha duhet t’i mënjanojnë vetë vendet kandidate – kthimin në demokraci të stabilizuara, shteti ligjor, zgjidhja e konflikteve me fqinjët – këto probleme nuk i zgjidh BE. Këtë duhet t’i zgjidhin vetë këto vende. Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria kanë akoma rrugë për të bërë në këtë drejtim.

Do të kishte qenë sigurisht pozitive, nëse 26 vendet e BE do të kishin dalë të bashkuar kundër Bullgarisë dhe do t’i kishin çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parimi i unanimitetit e ka penguar këtë. Në këtë kuptim samiti në Bruksel sërish ishte një shans i humbur, për t’i dhënë një hov të ri motivimit europian në Ballkan. Por ai dërgoi një sinjal shumë të fuqishëm në drejtim të Rusisë: BE megjithë vështirësitë është e gatshme, të ngrihet mbi veten dhe të pranojë Ukrainën. E Moska nuk mund ta ndalë këtë.

Presion për reformim të BE

Ky hap i guximshëm do ta ndryshojë BE. Ajo duhet të bëhet e aftë për pranime të reja, duhet të lehtësojë proceset e vendimmarrjes. Ndryshe nuk ka për të pranuar dot anëtarë të rinj. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, por asgjë nuk është bërë vitet e fundit. Në BE janë shtuar populistët euroskeptikë për shkak të krizës financiare, të borxheve dhe refugjatëve dhe ka rënë aftësia pranuese. Nuk dihet, nëse shoku gjeopolitik me luftë që nisi Rusia do të jetë një pikë kthese në këtë trend apo do ta përforcojë atë.

BE këtë herë duhet ta bëjë më mirë, se në rastin e Turqisë, po ashtu një vend i madh potencial për në BE, që pjesërisht në vitin 2005 po për shkaqe gjeostrategjike do të pranohej. Në rrjedhën e këtij procesi të gjatë Turqia ka kaluar në kampin autokratik dhe nuk ka shans që në një të ardhme të parashikueshme të bëhet anëtare. Kjo nuk duhet të përsëritet me Ukrainën./DW

Tags: dwsamiti i be
Previous Post

Rama intervistë për median italiane: Të parashikosh lëvizjet e BE-së, është si të parashikosh një fatkeqësi të madhe natyrore

Next Post

Bullgaria i përgjigjet Ramës: Përshtate komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Bullgaria i përgjigjet Ramës: Përshtate komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE

Bullgaria i përgjigjet Ramës: Përshtate komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.