• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Nëse shkarkohet Meta do të zgjidhet një president i ri, vetëm për 5 muaj

02/02/2022
in Politikë
0
DW: Nëse shkarkohet Meta do të zgjidhet një president i ri, vetëm për 5 muaj

Do ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta apo do ta rrëzojë atë duke e lënë Metën të përfundojë mandatin e tij presidencial në korrik të këtij viti? Është hedhur hapi përfundimtar i një procesi, i cili nisi me akuza nga mazhoranca socialiste, vazhdoi me ngritjen e një komisioni hetimor, hedhjen në votë dhe vendimin e Parlamentit pro shkarkimit të Presidentit Meta. Gjykata Kushtetuese nisi të martën, (01.02) procesin e gjykimit të vendimit të Parlamentit me një seancë publike dhe praninë e të dyja palëve: Parlamentit dhe Presidencës. Seanca që zgjati 9 orë do të rifillojë tër e enjten (03.02). Që nga bërja funksionale e kësaj gjykate, në fund dhjetorin e vitit 2020, pas tri vitesh mosfunksionimi, vendimi për Presidentin Meta është sprova e saj më e  rëndësishme.

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti. Me fjalë të tjera kjo gjykatë duhet të gjykojë nëse vendimi i parlamentit është konform me kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit, apo bie ndesh me të. Në qershor të vitit të kaluar, parlamenti i ri, i dalë nga Parlamentaret 2021 mori me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, vendimin për shkarkimin  e presidentit Meta për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën.” Hyrja në fuqi e këtij vendimi bëhet vetëm, nëse Gjykata Kushtetuese e konfirmon atë.

Rrëzohet kërkesa e Metës për ndryshim të trupit gjykues

Presidenti Meta, që vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij e quan “antikushtetues dhe qesharak” nuk mori pjesë në seancën e parë të Gjykatës Kushtetuese për fatin e tij presidencial. Përfaqësuesit e tij ligjorë kërkuan që disa gjyqtarë nga trupa me shtatë gjyqtarë kushtetues të përjashtoheshin nga gjykimi apo të jepnin dorëheqje me pretendimin e mungesës së paanshmërisë nga ana e tyre. Por përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e quajti kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të presidentit ”abuzive, që synon zvarritjen e procesit.” Seanca publike që do të rifillojë të enjten, (03.02) do të merret me dëgjimin e argumentave të palës së përfaqësuesve ligjorë të Presidentit Meta kundër vendimit të Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese: 30 ditë kohë për të marrë vendim

Procesi i gjyqësor në GJK për të konfirmuar ose hedhur poshtë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta ka nje afat: ai duhet të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancave gjyqësore. Të paktën pesë nga shtatë anëtarët e GJK  duhet të votojnë pro ose kundër vendimit të parlamentit. Burime zyrtare thanë për DW se nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Parlamentit për shkakimin e Presidentit, Ilir Meta, pritet zgjedhja e një presidenti/e të përkohshëm, për disa muaj deri në korrik, kur do të zhvillohen procedurat kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit me mandat pesë vjeçar. / DW

Tags: albanewsdwilir metashkarkimi i presidentit
Previous Post

Dëmtohet shtylla e tensionit, 5 fshatra në Lezhë pa energji elektrike

Next Post

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.